RTK Fale 1    TOPch    KTV    RTV21    Alsat-M    
nointro-S Sonic    nointro-K Vizion    nointro-Rtv Fan    nointro-Alb Screen    nointro-Arta
nointro-Rrokum    nointro-S Vizion    nointro-TvCergani    nointro-T Klan    Vizion+
S-Folk    BIG BROTHER 5 / 1    Era Sat

RTK Live është transmetues publik informativ, kulturor, dhe arsimor i Kosovës. Financimi i RTK-se bëhet nëpërmjet taksës shtuar faturave për pagesën e rrymës elektrike, gjë qe përkrahësit e tij besojnë se do të ndihmoj në ruajtjen a paanshmërisë.

Mirëpo të njejten kohë RTK merr të ardhura edhe nga reklamat, gjë që e vë në avantazh jo të drejtë në raport me televizionet tjera te vendit.I themeluar me një rregullore të UNMIK-ut në vitin 1999, ky organ është ndihmuar nga televizionet simotra në Evropë dhe Japoni.

RTK transmeton kanalin televiziv RTK1 dhe kanalet radiofonike Radio Kosova dhe Radio Blue Sky. Programet në gjuhën shqipe dominojnë, por nuk mungojnë as ato në gjuhët serbe, boshnjake, turke dhe rome.

Ueb faqja e RTK-së, RTKlive.com ofron lajme dhe video material si dhe transmetim të drejtpërdrejtë në internet nga të dy radiot. Që nga themelimi, RTK udhëheq valët e Kosovës për nga besueshmëria, Programi i mëngjesit në RTK, është një program informativ-argëtues, i përditshëm, me kohëzgjatje 2 orë e 30 minuta.


I dedikohet një audience të gjerë. Ka një shikueshmëri shumë të madhe. Është emisioni më i shikuar në Kosovë.